Kontrolle pas shtatzënisë jashtë mitre
Mira Hysa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mira
Përthithja e masës ndiqet me kontrolle ekografike të shpeshta deri sat ë vlerësohet ajo ajo është përthithur. Shtatzënia jashtë mitre mund të ndodhë për mjaft arsye, kryesore nga të cilat janë difektet në tubat e Fallopit. Për të vlerësuar tubat, bëhet hystero-salpingo-grafia. Këtë ekzaminim mund ta kryesh pas 6-të muaj nga dita që ka filluar hemorragjia uterine, rreth ditës së 8-10 të ciklit menstraul. Si ditë të parë të ciklit menstrual duhet të marrësh datën 14 shkurt.
Gjithë të mirat.
Ju falenderoj doktoreshe per pergjigjet e sakta qe na jepni. Desha tju beja disa pyetje per te mesuar se si do veproj: 1.Sa kohe duhet qe masa ne tuba te perthithet nga organizmi?kjo shikohet ne echo? 2.Cfare analizash dhe kontrollesh duhet te bej qe te gjej arsyen pse ndodhi kjo shtatezani jashte mitre dhe qe te mos me ndodh perseri? 3.Cilen date do te marr tani si date te ciklit menstrual...psh ne daten 9 shkurt me erdhen te kaftat e deshtimit kurse me daten 14 shkurt me erdhi hemoragjia e pastrimit te mitres nga deshtimi nese mund ta them keshtu. Duke ju falenderuar perzemersisht jam ne pritje te pergjigjes suaj.