Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përprjekja për një shtatzëni te dytë

Pershendetje doktoresh problemi im qendron ne faktin se qe nga muaji gusht une e bashkeshorti po perpiqemi te bejme nje femije te dyte, por nuk po arrijme gje. Kam bere analiza per infeksione, qe kane dale mire. Kam nje vajze 5 vjece , e kam lindur me operacion. Para nje viti ngela shtatzene ,por pata nje abort ne javen 5 te shtatzanise. Ndenjem 6 muaj dhe me pas filluam te perpiqemi. Pyetja ime eshte : Si mund te kuptoj qe tubat falopiane jane te hapur , me cfare analize apo ekoje realizohet kjo. bashkeshorti ska bere analiza dhe se shpejti do i bej dhe ai. po aborti mund te me kete shkaktuar dicka? do doja tju thoja se nuk kam patur probleme ne ngeljen shtatzene ne shtatzenine e pare dhe as te dyten eshe pse kjo e fundit nuk pati perfundim. ju lutem mund te me sqaroni. Me respekt Manjola Lluka - Sarande.

Manjola Lluka (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Manjola

Kalueshmëria e tubave të Fallopit, bëhet me hystero-salpingo-grafi. Ky ekzaminim realizohet rreth ditëve 8-10 të ciklit menstrual. Aborti i ndodhur nuk shkakton problem në infertilitet, por ai ka ndodhur për ndonjë arsye që mirë është të gjendet dhe të kurohet. Përsëritjet e aborteve, janë problematike dhe mund të sjellin vetëm përsëritje të tyre. Prandaj duhet që të gjendet shkaku përse ai ka ndodhur dhe të trajtohet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti