A duhet ta vazhdoj mjekimin?
Engji Colaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Engji
Kandida është një infeksion shumë i rëndomtë dhe në fazat fillestare trajtohet shumë lehtë dhe shpjtë. Infeksioni nga stafilokoku duhet mjekuar sipas antibiogramës me antibiotikun më efikas. Prandaj bëj një antibiogramë të sekrecioneve vaginale. Pas trajtimit të stafilokokut me antibiotikë, mund të ritrajtosh mykun me antimykotikë, por mirë është që antibiotiku të zgjidhet nga mykograma.
Gjithë të mirat.
E nderuar doktoreshe. Na fal se ndonjehere dhe te bezdisim me pyetjet tona. Un para pak kohesh kam dale me candida urogenitale, jam mjekuar dhe pasi perserita analizen me doli myku negativ po vetem infeksioni stafilokok. Dok nuk me dha hapa por vetem shperlarje me sode. Kam filluar te kem pak kruarje. A duhet te vazhdoj mjekimin? Dhe ciklin e kam pas gjithmone 26 ditesh ndersa ka 2 muaj qe me vjen ne diten e 27 a ka ndonje problem. Te uroj gjith te mirat.