Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Crregullim i ciklit

Pershendetje MD Mimoza qe nga fillimi une kam pasur crregullime te ciklit, ka ndodh qe 3-4 muaj i kam pas me rregull por prap jane crregullu. Kam perdor olgametril dhe qe 3 muaj i kam te rregullta mirepo nuk po mbes shtatzane. Kam qene te gjinekologu me ka thane qe plot femra e kane kete problem mirepo nuk paraqet ndonje rrezik per shtatzani. Vezoret i kam mire. Cka me sygjeroni te bej, ju lutem me ndihmoni?

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luela

Nëse mestruacionet i ke të çrregullta, tregon që ke një problem i cili ka të bëjë me nivelin e hormoneve dhe për stabilizimin e tyre të është rekomanduar përdorimi i preparatit orgametril. Pra duhet rregulluar cikli që ai të jetë i rregullt, dhe meqë vezoret janë konstauar normale, mundësia për shtatzëni do të jetë evidente. Trajtimi duhet të vazhdojë edhe mbi 6-të muaj.

Të uroj fat.

/komuniteti