Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bedoksin gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e shtate te shtatzanise dhe me mundon sme hahet buka mjekja me tha me pi bedoksin deri ne tre muajt e pare te shtatzanies ajo te qeteson, ndersa mjekja jem e pergjithshme personale tha ma mire mos i perdor edhe pse sjane te demshme, cfare mendoni ju dhe desha te te pyes per acid folik eshte femija i dyte tash kurre sme ka thane mjekja jem gjinekologe me perdor acidin folik sikur pe lexoj ketu ne pergjigjet e juaja se eshte mire me pi 12 jave te shtatzanise cfare mendoni?Ju faleminderit shum per pergjigjet e juaja.

Hatixhe Spahiu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Esma

Acidi folik merret 400 mikrogram një herë në ditë, dhe vazhdon gjer në javën e 12 të shtatzënisë.

Marrja e medikamenteve nuk rekomandohet gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, pasi në këtë periudhë ndodh embriogjeneza, formimi i organeve të bebit. Kur gruaja shtatzënë sëmuret dhe ka domosdoshmëri të përdorë medikamente, me lejen e mjekut, janë të lejuar të përdoren disa lloje të veçantë prej tyre.

Gjithë të mirat.

/komuniteti