Endometrioza
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Vera
Prania e elementëve endometrial në organe të tjera përveç uterusit, është endometrioza. Kjo zakonisht lokalizohet në vezore. Aty formohen kiste në brëndësi të të cilëve ka përmbajtje gjaku. Këto përbëjnë një problem për fertilitetin. Trajtimi bëhet me rrugë kirurgjikale ose me medikamentoze. Mjeku gjinekolog që të ka ekzaminuar, duhet të këshillojë edhe për zgjedhur rrugën e trajtimit për të rritur mundësinë/shancet për shtatzëni, sepse ai njeh situatën dhe gjendjen tënde.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoresha Keta. Kam nje pyetje ne lidhje me laparaskopine, e kam bere qe dy dite per arsye se ka dy vite qe tentoj per shtatzani por pa sukses. E kam bere dhe me thane qe duhet me shku te gjinekologu me marre nje terapi tani prap me shku me bo laparaskopine! Me thane qe kam endomentrioze por mitra eshte mire... Ketu shkruan qe e kam endometrioze rafs III. Cka eshte kjo? Faleminderit shume.