Dhimbje barku pas përdorimit të clomiphene 50
Adela Leda
(14 vite më parë)
Përshëndetje Adelina
Përdormi i klomifenit nuk ka efekte të tilla anësorë që ti përshkruan. Gjendja që referon mund të jetë si rezultat i ndikimeve të tjera mbi aparatin tretës si ushqimi i shumtë në sasi apo pikant.
Uroj që të mbetesh sa më shpejt shtatzënë.
Pershendetje doktoreshe, me 26 janar e kam pas diten e pare te ciklit menstrual ne diten e trete gjinekologu me rekomandoj te pi clomiphene 50 nga dy tableta per nje here por tash qe dy dite po kam dhimbje barku sikur me vjen cikli dhe lukthi nuk me hahet asgje a eshte si pasoje e perdorimit te clomiphene apo cfare? ju faliminderit.