Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ekos morfologjike

Pershendetje...desha te dij dicka me shum rreth ekove morfologjike...ne javen 21-22 e bera nje eko morfo....tani jam ne javen 33 te shtatezanise...pyetja ime esht...a behet nje tjeter eko morfologjike...dhe cila esht java me saktesi qe duhet te behet...flm

Jeta Mira (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira

Ekografia morfologjike bëhet rreth javës së 20-22 të shtatzënisë, me sondë abdominale/nga barku. Me këtë ekzaminim mund të vlerësohet zhvillimi i organeve të brendshme të fetusit, shenjat e drejtëpërdrejta ose të dyshuara për keqformime mbi sasinë e lëngut amniotik dhe organeve të tjera, rrahjet e zemrës fetale, trashësia e lëkurës prapa qafës fetale si tregues i dyshuar për ç’rregullime të mundshme kromozotike, fluksi i gjakut që merr fetusi nga nëna me anë të kordonit umbelikal/të kërthizës, sasia e lëngut amniotik, pozicioni dhe struktura e placentës, trashësia e kordonit të kërthizës, gjinia e fetusit kur pozicioni fetal është i favorshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti