Jam 25 vjeç dhe pres femijen e pare, sapo kam hyre ne javen e 38, gati nje jave qe ndjej lodhje dhe dhimbje poshte shpines kur dale dhe eci, çfare nenkuptojne keto dhimbje, a duhet te brengosem apo te pushoj e te mos ec shume? Mendoni se jam afer lindjes, si dhe sa mund te jete pesha e bebit ne kete moshe shtatzenie?
Shendet dhe gjithe te mirat !
Aulona(15 vite më parë)
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Aulona.
Pa tjetër që je afër kohës së lindjes. Shenjat që tregon janë paralajmëruese. Mundohu të mos sforcohet tej mase, dhe kontaktin me mjekun duhet ta bësh thuajse çdo ditë. Ndiq me vëmendje shtatzëninë, dhe për çdo dyshim kontakto mjekun. Proçesi i shtatzënisë fillon me humbjen e tapës mukoidale, fillimin e kontraksioneve dhe hapjen/dilatacionin e qafës së mitrës.
Pesha e bebit në këtë moshë të shtatzënisë, mesatarisht është 3100 gram.
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje e nderuar Doktoreshe!