Shtatzënia pas një cistit në vezore
Dita Aliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dita
Gjakrrjedhja pas marrëdhënies seksuale, mund të lidhet me një infeksion të mundshëm. Të rekomandoj që përpara se të nisësh shtatzëninë e re, bëj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar një infeksion të mundshëm. Mjaft e rëndësishme është edhe kryerja e një Pap-testi, i cili do të vlerësoj nëse qafa e mitrës është e pastër. Nëse ekzaminimet rezultojnë brënda normave, nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe mund të tentosh për shtatzëni, e cila duhet ndjekur për të mos u përsëritur një abort tjetër i mundshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh, une muaj janar kisha vones te ciklit pas ekogarfis mjeku me konstatoj se kisha nje cist 5cm ne vezoren e djath dhe 10 dite kam konsumuar primolut nor2 here ne dite dhe 3 dite pas nderprerjes se barnave me erdh cikeli, kisha afer 6 -7 dite pasi mbarova ciklin mjeku perseri me beri ekogarfi dhe cisti kishte plasur nuk ishte me dhe vezoret kishin madhesin e duhur dhe funksion te rregult mjeku me tha qe mund te provoj per shtatzenin e rradhe pasi para 5 muajsh kisha nje abort spontan mirepo une ende nuk kam planifikuar per shatzeni pasi kam dhimbje koh pas koh ne bark nuk edi se nga vjen dhe ne mes cilkit kam pas gjakderdhje gjat mardhenjeve seksuale andaj kam frik te filloj shtatzenin e rradhes ju lutem me thoni si te veproj a duhet te beje ekzaminime tjera, me 26 shkurt duhet te me vij cikli i rradhes a thuaj pas saj te filloj shtatzenin ?