Sekreti në dy javët e fundit
Klea Selimi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dea
Për të zgjidhur dilemën nëse je ose jo para një infeksioni, duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, të cilat vërtetojnë nëse është i pranishëm një infeksion i mundshëm. Kultura përcakton shkakun dhe trajtimin më efikas. Një trajtim i mirë i infeksionit, do të eliminonte një nga shkaket e mos mbetjes shtatzënë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar Dr.kan me shume se 7muaj qe po perpiqem per nje shtatzenni te dyte pasi kam nje vajze 2vite por pa sukses,kam bere nje vizite gjinekologjike dhe cdo gje ne rregull me tha Dr.Kete muaj pas diteve te ovulaciont po verej qe kam shume sekret ju lutem me ndihmoni a eshte ndonje infeksion apo cfare mund te jete se per shtatzani nuk mund te jete...pres me padurim pergjigjen tuaj...