Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Afati i lindjes

Tung,pershendetje,shpresoj qe kete here te marre pergjigje nga ju sepse shum here ju kam bere pyetje dhe asnjeher skm mare pergjigje.Jam ne javen e 32+1,kur bera ekografin afati i fundit me doli 12 prill.kurse ne fillim me dilte mé 20 prill.E pyetja ime eshte ne cilen date duhet te bazohem??ju flm... Cdo te mire...

* A & D * (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Aurora,

Data e perafert e lindjes caktohet kur dites se pare te menstruacioneve te fundit i shtohen 7 dite dhe i hiqen 3 muaj. Menyre tjeter e percaktimit te terminit te perafert te lindjes eshte permes matjeve te frytit me ultratingull qe ne fakt eshte edhe pyetja jote. Me te besueshme jane matjet te cilat jane bere ne fillim te shtatzenise. Me fjale tjera, nese ke bere ekzaminim me ultratingull ne javen 7-8 te shtatzenise, atehere matjet e bera ne ate kohe jane shume te sakta dhe me te besueshme sesa matjet qe jane bere ne javen e 32.

Paç nje shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!

* A & D * (14 vite më parë)
Ju flm shum.Cdo te mire...

/komuniteti