Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ta nis fëmijën?

Pershendetje! Jam 26 vjeçe. Bashkeshorti im prej disa muajsh vuan nga FIMOZA, ngushtim ne forme unaze i lafshes. Pasi beri kontrolle i thane se duhej bere synet por per arsye pune nuk e ka bere akoma. Desha te di a ka ndonje problem per mua ose fetusin nqs vendosim ta nisim femijen tani? Ju lutem me ktheni nje pergjigje. Faleminderit.

Lona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lona. Po, është e mundur ta nisni shtatzëninë kur të dëshironi, sepse gjendja e tij nuk ka influencë negative mbi koncepsionin. Ju këshilloj që paraprakisht, të kontaktoni mjekun për të kryer një këshillim parakoncepsional. Ju uroj shtatzëni të shpejtë dhe të sukseshme.

/komuniteti