Hemorragjia në shtatzëni
Pavlina Metaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Pavlina
Sekrecionet hemoragjike gjatë shtatzënisë, nuk konsiderohen normale. Le te kontakton motra jote mjekun obstetër-gjinekolog, që me ekzaminim ekografik, të vlerësojë vendosjen e placentës dhe gjëndjen e shtatzënisë. Gjithashtu duhet të ekzaminohet edhe qafa e mitrës për të përjashtuar një rrezik të mundshëm aborti.
Gjithë të mirat.
Motra ime sa zbuloi qe eshte shtatezane doktori i tha 4 - 5 javeshe, por po i ndodh hemorragji gjak i paster dhe sot me ngjyre kafe (kur ngrihet se kur rri shtrire jo) dok i tha qe je rrezik deshtimi prandaj duhet te rri shtrire, doja te pyesja cili eshte mjekimi i duhur per te mos e humbur femijen? (pervecse shtrire dhe acid folic ) keni pasur raste te tilla, ju lutem!