Rreth shtatzënisë
Klarisa Risa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lona
Edhe me ekografi abdominale mund të vlerësohet maturimi i folikulit, në ditët nga 14-16 të ciklit menstrual, gjithnjë nëse cikli është 28-të ditor.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh, te falenderoj per keshillat qe na jep, un kam bere me 9 janar nj eko tv per te pare nese cdo gje ishte ne rregull, dhe ne fakt ate dite isha ne diten e 16 te ciklit, por doktoresha ne ate moment me tha se eshte gjithcka mire.por un dua te di a mund te shikohet maturimi i folikulit ne kete rast, dmth mund ta kete pare ajo qe me beri ekon? apo duhet te besh ndonje procedure tjeter per te pare maturimin e folikulit, theksoj se un qendroj jashte shqiperise dhe gjinekologia me rekomandoi nje eko, por jo per te pare ne vecanti maturimin e folikulit, ne fakt ishte rastesi qe me perkoi dita kur me lane ekografine. flm e gjithe te mirat.