Pershendetje, jam ne javen e 39 te shtatzenise dhe ne kontrollen time te fundit para dy ditesh doktori im me kontrolloi edhe qafen e mitres, dhe tha se pesha e bebes sime sidomos koka eshte e madhe (10.50 cm, pesha ne baze te ekografise 3.900) ne krahasim me qafen e mitres sime dhe me preferoi nje lindje me operacion (cezariane), por ne fund me tha ti je ajo qe duhet te vendosesh, sepse doktori im gjithmone deri tani ne kete kontrolle ka qene per nje lindje normale, por tani nuk di çfare te beje? Me ndihmoni me keshillen tuaj ju lutem!
Nota (15 vite më parë)
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Nota.
Përmasat e bebit që përshkruan, janë më të mëdha se mesatarja e pranuar e peshës fetale dhe e diametrit biparietal. Nëse midis diametrave të baçinit (pelvimetria) dhe përmasave të bebit që përshkruan ka disproporcion (cefalo-pelvik), mjeku gjinekolog që do ndjekë proçesin e lindjes e ka të nevojshme të propozoj lindjen me prerje cezariane.
Të rekomandoj që të ndjekësh këshillat e tij, pasi të jesh bindur se disproporcioni ekziston duke rrezikuar ty apo/dhe fëmijën.
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Nota(15 vite më parë)
Përshendetje. Desha te ju falenderoj per keshillen qe me keni dhenë ditë me parë ,më keni ndihmuar shumë , kam lindur nje djal me peshë 4.220 gr. Tani jamë mirë edhe unë edhe bebeja. Shumë faleminderit ju lutem qe te vazhdoni punen tuaj me pergjigjjet dhe keshillat tuaja sepse ndihmoni aq shumë.