Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mënyra e mbrojtjes ndaj shtatzënisë

Miredita doktoreshe, kam nje pyetje, çfare me kishit preferu me perdore per mos me mbet shtatzene? Jam 21 vjeç. Te pershendes shume, pune te mbare.

Ilirjana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilirjana.

Ka shumë metoda të planifikimit familjar, që mbrojnë çiftin nga shtatzënitë e padëshiruar. E kam shprehur edhe më heret se, përpara se të përdoret një nga metodat, duhet pa tjetër një konsultë me mjekun gjinekolog për të përshkruar një anamnezë, kryer vizitë gjinekologjike dhe realizuar disa analiza e ekzaminime të rëndësishme sepse mund të ndodhë që metoda e rekomanduar/përdorur të shkaktoj dëme në shëndetin riprodhues të gruas sidomos kur përdoren metodat hormonale të kontracepsionit.

Për më tepër të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-

Gjithë të mirat.

/komuniteti