Te pershendes doktoreshe Moza, shume desha qe ta besoj nje pyetje ne lidhje me menstruacionet, une jam 22 vjeçare dhe jam e martuar qe tre vite dhe nuk po mundem te ngel shtatzene edhe pse po kam deshire mirepo menstruacionet i kam qe kater muaj te çrregulluara, sepse me vijne para kohe d.m.th. menjehere pas dites se 16 qe i kreva menstruacionet dhe me mbajne dy tri dite si te kafta edhe pastaj me vijne te bardha edhe menjehere pas dy dite prap te kafta me vijne dhe nja dy dite ose kater dite para dates me vijne normal, po kam dhembje te medha te barkut dhe te shpines deri sa pi nje paracetamol. Çfare mund te ndodh me mua, çfare mendon se mund te kem me keto çrregullime, çfare me propozoni?
Dona(15 vite më parë)
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Dona.
Çrregullimet menstruale midis të tjerave, ndodhin për shkak të dy mundësive kryesorë. Mundësia e çrregullimeve hormonale, që zgjidhet duke vlerësuar nivelet hormonal dhe përdorur trajtim të nevojshëm. Mundësia e dytë, mund të lidhet me infeksione në qafën e mitrës. Një analizë për të specifikuar këtë/këta infeksione dhe marrja e trajtimit, është zgjidhja e problemit tënd. Për këto arsye, të këshilloj të kontaktosh me mjekun gjinekolog.
Të uroj shërim të shpejtë.