Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa ndihmon fraxiparina?

Pershendetje mjeke e nderuar, jam 29 vjeçare, i kam pas dy aborte njeri ka qene 5 javesh, jam rrezuar nga shkallet, e tjetri kam udhetu, e kam abortu 6 javesh, tash pas tash pas 5 viteve jam shtatzene po mjeku me rekomandoi ti bej shume analiza si dhe i bera te gjitha me dulen mire me perjashtim se duhet te marre injeksione fraxiparen, ku jam duke i marre tash jam ne jave e 10, çka mendoni ju sa do te kem suksese dhe çka mendoni per aborte. Para 4 diteve bera nje eko, tha beba eshte perfekt a, flm shume me falni qe ju shqetesova me respekt, Moza.

Moza (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Moza. Trajtimi me fraksiparin, përdoret atëherë kur kardio lipidet dalin të larta. Këto trupza, bllokojnë enët e vogla të gjakut kështu që në placentë krijohen zona infarktesh dhe bebi nuk merr sasinë e nevojshme të gjakut. Përdorimi i fraksiparinës eliminon këtë problem, dhe mos neglizho në përdorim e tij për të shmangur ndonjë abort tjetër. Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti