Analiza torch
Glina B
(14 vite më parë)
Përshëndetje
TORCH është një analizë komplekse nëpërmjet së cilës zbulohet infeksioni nga; toksoplazmoza, rubeola, citolegalovirus, herpes virus dhe të tjerë. Rekomandohet që analiza të kryhet te të gjitha gratë, para se të konceptojnë shtatzëninë dhe nëse nuk e kanë kryer ta bëjnë gjatë shtatzënisë. Këto infeksione ndikojnë negativisht në ecurinë e shtatzënisë.
Mos bërja e titrit të imunizimit nuk influencon në mos mbetjen shtatzënë. Por, nëse faktori rhezus i gjakut të nëns është negativ dhe nuk është bërë imunoglobulina antirhezus, përpara se të konceptohet shtatzënia e dytë rekomandohet bërja e titrit të imunizimit.
Të uroj gjithë të mirat.
E dasher gjinekologe kam dy pytje nese kishe mundur tju pergjigjesh 1.qka eshte analiza Torch si pasoj e kujt vjen? 2 Nese ne lindjen e pare ta kan gabuar grupen e gjakut dhe nuk ke marr ineksionin qe mirre mbrenda 72 oreve pas lindjes per grupen e gjakut negativ a munesh me mbetem perseri shtatzan apo jo? Nese po ateher qfar pasoja do te kete beba per lindjen e dyte po mendoj faliminderit Nese gjene kohe per tu pergjigjur