Dyshim për shtatzëni molare
Pershendetje doktoreshe, ne vazhdimesi te pyetja me pare, une dje bera nje eko transvaginale. Doktori me tha qe sipas lmp une duhet te jem 5 jave e tre dite, gjate ekos ai pa nje bebe, dmth ai tha qe pa ate qe quhet gestational sac, por nuk arriti te shihet yolk sac, me tha qe edhe embrinoni dukej por jo shume qarte. Dita e pare e ciklit te fundit eshte 18 maj, ne dt 20 qershor hcg ishte 5079, duke u nisur nga gjithe keto ai me tha qe mund te kem shtatzeni molare. A eshte normale qe ky yolk sac te mos dallohet ne kete periudhe, dhe a duhet te shqetesohem per rezultatin qe tha doktori? Mos ndoshta duhet te pres te kalojne dhe ca jave ne menyre qe embrioni te zhvillohet me shume dhe çdo gje te jete me e qarte? Faleminderit shume.
Eri
(15 vite më parë)

