Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A përputhet gjatësia e fëmijës me moshën e shtatzënisë?

A eshte normale qe femija im ne javen e 34 te shtatzenise te jete 34 cm? Mos eshte i vogel?


Flm, pres pergjigje sa me shpejte.

Ana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Ana. Në javën e 34 të shtatzënisë, fetusi duhet të jetë mesatarisht 2200 gram dhe i gjatë 44 cm. Gjithë të mirat.
Jeta (15 vite më parë)
Pershendetje Ana Une nuk mendoj se mamia me prekje te duarve mundet ta verej sakt madhesin e bebit. Edhe une jetoj jasht vendit dhe jam shtatzane 38 jave dhe bej kontroll edhe tek mamia edhe tek gjinekologu. Kur kisha 36 jave kisha kontroll me mamin dhe ajo me tha se bebi perafersisht peshon 2600 gr ose 2700 gr kurse te nesermen bera kontroll tek gjinekologu aj ne baz te kontrollit me eko me tha se beba peshon 3100 gr. Pra mua nuk ma merr mendja se eshte per tu frikesuar se pesha e bebit nuk matet me duar por me eko ne permasa te kokes. Ju dhasht zoti nje bebe te shendetshme dhe te bukur.
Ana (15 vite më parë)
Nuk jetoj ne Shqiperi, jetoj ne nje vend ku deri ne muajin e 5 te bejne eko. Tani nuk me bejne me dhe gjatesine e bebit qe ju thashe ma tha mamia e cila me kontrolloi barkun me dore. Si mendoni jane te sakta keto lloje matjesh? Me ktheni pergjigje se jam shume ne tension kam shume merak per femijen tim.
Moza (15 vite më parë)
Po Ana, nëse gjatësia është aq sa e përshkruan, ajo konsiderohet e vogël. Shpresoj të jetë bërë ndonjë gabim në llogaritje. Konsultohu edhe një herë me mjekun që ka kryer ekografinë, si dhe të kryer edhe një herë vlerësimin e përmasave të bebit. Gjithë të mirat.
Ana (15 vite më parë)
E nderuar doktoreshe, nuk jam shume e qarte dmth femija im konsiderohet i vogel apo eshte normale gjatesia e tij? Ju lutem me ktheni pergjigje sa me shpejte se jam ne merak. Flm per mirekuptimin.

/komuniteti