Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosha saktë e shtatzënisë

Shume e nderuara gjinekologe. Kjo eshte hera e dyte qe po ju drejtohem. Heren e pare ju shkrujta ne momentin kur ende kisha dyshimte se a jam shtatzene apo jo. Ndersa tani veq me kur jam e sigurte, problemi qendron se mjeket ende nuk me konstatojne sakte se ne cilen jave te shtatzenise jam. Per shkak se nuk kam pas menstruacione te rregullta dhe sipas menstruacioneve te fundit te cilat i kam pas me 13 shkurt, kjo date nuk perputhet me gjendjen time, per shkak se bebja eshte me e vogel. Kur isha para 3 jave e gjysem te mjeku me tha se jam ne javen 12 e 6 dite, ndersa ne kontrollin e fundit para 5 diteve me tha se jam 15 jave e nje dite. Keshtu qe njera me tjetren nuk perputhen per disa dite... dhe tani une ose jam ne javen e 16 ose ne javen e 15, por nuk e di sakte... ju lutem me tregoni se ne te ardhmen a do te mundet te dihet sakte termi se sa javesh jam shtatzene dhe termin per lindje? Njeherit desha tju informoj se edhe per skaj peshes time te madhe une deri tani jam e kenaqur me ecurine e shtatzenise, fal edhe keshillave te juaja duke konsumuar me shume peme dhe perime dhe duke ju larguar yndyrerave dhe kripes, deri tani kam marre vetem 2 kg ne peshe. Faleminderit per keshillat te cilat besoni se me stilin tuaj te te shkruarit me keni ndihmuar te ndjehem e qete... Pershendetje.

Lejla (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lejla. Mbi pesha (obeziteti), është një faktor i rëndësishëm i çrregullimit menstrual. Prandaj edhe ndodh, që edhe përcaktimi i moshës të shtatzënisë të bëhet i vështirë. Tashmë për ty dhe për mjekun që ndjek shtatzëninë, është e rëndësishme që keni përcaktuar një moshë të shtatzënisë (ajo bëhet me matje ekografike). Mbi këtë moshë të përcaktuar, përcaktimet e tjera do të ketë vlerën e kontrollit dhe verifikimit të moshës së shtatzënisë e ç’është më e rëndësishme e ecurisë dhe zhvillimit të fëmijës. Lejla, edhe një herë për punën e rregjimit ushqimor. Ule sa më shumë sasinë ushqimore që konsumon. Konsumo multivitamat për të zevëndësuar kriprat dhe mineralet, për shkak të uljes së sasisë ushqimore. Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti