Si të mbrohem nga shtatzënia e padëshiruar?
Reze
(15 vite më parë)
Përshëndetje Reze.
Ka shumë metoda të planifikimit familjar, që mbrojnë çiftin nga shtatzënitë e padëshiruar. E kam shprehur edhe më herët se, përpara se të përdoret një nga metodat, duhet pa tjetër një konsultë me mjekun gjinekolog për të përshkruar një anamnezë, kryer vizitë gjinekologjike dhe realizuar disa analiza e ekzaminime të rëndësishme sepse mund të ndodhë që metoda e rekomanduar/përdorur të shkaktoj dëme në shëndetin riprodhues të gruas sidomos kur përdoren metodat hormonale të kontracepsionit.
Për më tepër të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-
Gjithë të mirat.
Doktoreshe e nderuar, kan lindur para tre muajsh dhe akoma nuk me kane ardhur menstruacionet. Para shtatzenise jam mbrojtur me kontraceptive oral por tani kam beben me gji dhe frigohem ti perdore. Desha te pyes si te mbrohem nga shtatzenia e padeshiruar? Ju falenderoj paraprakisht. Gjitha te mirat.