Ndikimi i marrëdhënieve dhe i alergjisë në shtatzëni
Pershendetje. Jam 23 vjeç ne shtatzenine e pare rreth 7 javeshe. Dua te di a e demton bebin marredhenia nese behet e plote dmth te hidhet sperma brenda? Dhe diçka tjeter, une jam alergjike ndaj vapes. A e demtojne teshtitjet bebin? Se nuk dua te perdore ilaçe qetesuese. Faleminderit.
Denisa(15 vite më parë)
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Denisa.
Nëse gjendja shëndetsore është e mire, si dhe zhvillimi dhe ecuria e shtatzënisë është normale, gjë që e përcakton mjeku që ndjek shtatzënisë, atëherë mund të bësh seks sa të duash. Edhe shkarkimi i spermës në vaginë, nuk ka asnjë lloj influence tek fetusi.
Para 6-të ditëve u mundova të të shpjegoj diçka mbi alergjinë, po e përsëris; kur një shtatzënë ka sëmundje që nuk janë shkak i shtatzënisë, trajtohet nga mjeku specialist. Në rastin tënd, duhet të kontaktosh mjekun alergolog të cilit bëja të pranishme shtatzëninë.
Tështimat e forta, të shpeshta dhe të pakontrolluar, mund të kontraktojnë muskujt e barkut dhe mund të dëmtojnë shtatzëninë.
Gjithë të mirat.