Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembjet e gjinjëve

Pershendetje e nderuara mjeke jam ne javen e 21 te shtatezanis eshte shtatezanija e pare kam dhembje te gjinjeve dhe me jan forcuar shume gjiri i majte me dhemb me shume dhe ne anen e poshtme me eshte forcuar.A eshte kjo normale apo duhet te bej ndonje incizim?faleminderit....

Antigona Dauti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gona

Sidomos në shtatzëninë e parë gjinjtë bëhen më sensibël dhe të fortë. Zakonisht komandohet një banjë e ngrohtë ose kompresat e ngrohta. Që të ndihesh komode dhe ta mbrosh muskujt e gjirit, mbaj sytjena të përshtatshme për gratë shtatzëna me rripa të gjëra.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti