Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hematoma gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 5 te shtatzenise, gjate konfirmimit te shtatzenise perveq qeses qe eshte formuar ne forme te rregullt ne miter eshte verejt nje hematome e vogel, sa eshte e rrezikshme dhe cilat jane shkaqet e paraqitjes se hematomes? Dg gravitidas hbd 5, am 7 jg.ab.imminens, vlerat e Beta HCG 5736. Flm shume.

Jeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta.

Hematoma retropalcentare, ndodh si rezultat i një shkolitje të vogël të placentës së inseruar normalisht. Kjo shkolitje, bën që të krijohet një grumbullim gjaku në pjesën midis murit uterin dhe placentës. Ky grumbullim gjaku, mundet të përthithet ose mund të gjejë rrugëdalje nëpërmjet qafës së mitrës. Ky është edhe shkaku i gjakrrjedhjes, që mund të ketë shtatzëna.

Rreziku për abort ekziston. Trajtimi me anti spazmolitik dhe progesteron, është efikas.

Gjithë të mirat.

/komuniteti