Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe per pergjegjet me te mira qe po i marrim nga ana jote, jam 20 javeshe shtatzene dhe shpesh po kam thartire dhe dhimbje ne lukth, njekohesisht po kam edhe kruarje ne vagine mirepo nuk i kam te shpeshta (edhe gjate marredhenieve kam kruarje mirepo si te pastrohem me largohen), a mendoni se kremi Kansen eshte i duhur kunder kruarjes ne vagine, a mund ti bej deme bebit kjo kruarje qe e kam apo çfare me preferoni ju, apo duhet te bej vizite gjinekologjike? Te uroj pune te mbare.

Majlinda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Majlinda.

Për të mësuar mbi djegësirat dhe urthin në stomak, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun:

http://www.bebaime.com/semundjet/gastriti-apo-urthi

Shkaku i kruarjeve në vaginë, tregon për praninë e kandida albikans (mykut), e cila favorizohet edhe nga shtatzënia. Kanesteni është preparat shumë i mirë për trajtimin kandidozës, dhe nuk i shkakton asnjë dëm fetusit.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti