Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fjetja në bark gjatë shtatzënisë

Arta deshi te di se a eshte e lejushme te flesh ne bark gjate shtatzenise edhe çfare ushqimi nuk guxoj te perdori? Faleminderit per mirekuptim.

Arta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta.

Shtrirja mbi bark gjatë shtatzënisë, nuk është e dëmshme sidomos gjatë periudhës së parë të saj. Edhe në periudhat e mëvonshme mund të praktikohet kjo mënyrë shtrirje, nëse ndihesh komode. Por vjen një moment që pesha e trupin dhe barku i fryrë, ndikojnë negativisht në ushqyerjen e bebit me gjak. Të rekomandoj dhe është më mirë të shtrihet edhe për gjumë, në krahun e majtë/anash. Edhe shtrirja në shpinë nuk është e përshtatshme për fetusin dhe vetë shtatzënën.

Në lidhje me ushqimin që duhet përdorur gjatë shtatzënisë, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise

Gjithë të mirat.

/komuniteti