Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Banjo e ngrohtë

Pershendetje, a eshte e demshme kur te bejm dush te jet ui i nxet pasi jom shtatzane ne javen e 25 esht shtatzanija ime e par dhe skom njohuri me jepni nje pergjigjeje ju lutem.

Jeta Jeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Përderisa uji është i përafërt me temperaturën e trupit tuaj, nën 100 gradë nuk është e dëmshme. Por, nëse uji është shumë i nxehtë atëherë ju do të tej nxeheni dhe kjo rrit të rrahurat e zemrës, redukton qarkullimin e gjakut në fetus dhe potencialisht vendos stres në foshnjen tuaj.

Gjithçka e tej nxehur mund të dëmton qelizat e zhvillimit të foshnjes, sepse ju mund të freskoheni duke u djersitur ndërsa foshnja jo.

Është e rekomandueshme që të përdoren edhe vajrat e dushit dhe përderisa cerviku juaj është i mbyllur nuk ka rrezik që këto prodhime të dëmtojnë foshnjen tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti