Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djegje vaginale

pershendetje doktoresh kam nje problem qe tre dite kam dhembje vaginale kur urinoj po ashtu kam therje gjat gjith dites kure bej masazh te barkut kam therje te ngjashme sikurse te vagines . mistracionet kane pasur kohen te me vijn qe 1 jave ende nuk me kan ardhure gjinjet nuk i kam te forte.perpara para se me ardh mistracionet kam pasur gjinj te fort nje jav para se me ardhe ksaje here jo qfare munde te kem jam e shqetesuar a mundem te jem shtatzen apo qfare pres pergjigjjen tuaj doktoresh

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aldina

Nëse djegia vaginale vjen pas urinimit, tregon se diçka nuk shkon mirë në sistemin renal (veshka e deri në urinim). Prandaj të këshilloj që ti bësh analizat në një laborator dhe rezultatet tregoja mjekut obstetër-gjinekolog. Nëse analizat tregojnë se çdo gjë është normale në sistemin renal, të rekomandoj që të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar mundësinë e një infeksioni të mundshëm vaginal.

Gjithë të mirat.

/komuniteti