javë pas jave
Përshëndetje Rita.
Nëse dhëmbjet e barkut nuk janë të forta dhe nuk shoqërohen me gjakrrjedhje, mund të mendohet se shkaktohen nga rritja e mitrës. Nëse shënjat që përshkrova do jenë të pranishme, drejtohu menjëherë tek mjeku.
Në muajin e fundit të shtatzënisë, gruaja fillon të përgatisë gjinjtë e saj për laktacion. Për këtë shërben masazhi i gjirit. Kapet njëri gji me të dyja duart. Gishtat e mëdhenj vendosen në pjesën e sipërme të gjirit dhe pëllëmbët mbajnë pjesën e poshtme të tij. Të dyja duart rrëshqiten në drejtim të thithit pa sforcime dhe pa dhëmbje. Ky ushtrim bëhet çdo ditë, rreth 15-20 herë për sejcilin gji. Rrotullimi i thithit të gjirit, shërbën për të formuar thithën. Me gishtin e madh së bashku me dy gishtat e tjerë pasardhës, kapet thithi i gjirit. Rrotullohet herë në një krah dhe herë në krahun tjetër, me kujdes pa sforcime dhe pa dhëmbje. Ky ushtrim përsëritet për të dy gjinjtë për rreth një minutë për çdo ditë.
Gjithë të mirat.


Prsh doktoreshe, shume shume flm per keshillat qe na jepni, une ne fakt kam dy pyetje se pari une jam shtatzene ne fund te muajit te tete por shpesh kam dhimbje ne fund te barkut sikur do me vijne periodat, e si therrje te lehta. Ndersa problemi tjeter eshte qe une nuk kam maja dmth nuk kam kokrra tek gjoksi e kam frike se mos jete ky problem per beben time kur te lindi, iu lutem çfare me keshilloni te bej? Pres pergjigjen tuaj. Flm.