Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk kam shtuar peshë

Pershendetje .. Un jam ne javen e 14 te shtatzanis dhe nuk kam shtuar pesh mikeshat e mija me thon qe jam me dobett kjo vrehet ne fytyr dhe ne kemb kam frik sepse nuk po ha shum nuk po kam apetit jam mundu me hanger pem me shum por nuk po mundem qfar duhet te bej mos po i shkaktoi bebes ndonje dem ju falemninderit kaloni mire.

K K (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Flora

Nëse ecuria e shtatzënisë është normale dhe zhvillimi fetal është normal, nëse shtatzëna konsumon rregjim ushqimor të vlerësuar në sasi dhe cilësi, konsideroj se mos shtimi në peshë deri në fund të tremujorit të parë nuk është problematik.

Megjithatë situata nuk duhet të lihet kështu, se mos shtimi në peshë mund të mos lidhet me shtatzëninë por mund të lidhet me faktor të tjerë shëndetsor të shtatzënës.

Të rekomandoj të konsultohesh me mjekun tënd gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti