Shtatzënia jashtë mitrës
Donjeta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Donjeta.
Shfaqja e kisteve ovariale, është tregues për një çrregullim të nivelit të hormoneve në gjak. Pa u mjekuar dhe pa i zhdukur kistet, është e vështirë konceptimi i shtatzënisë. Të rekomandoj të këshillohesh më gjinekolgun, i cili do të japë mjekim me estroprogestativ që zgjat tre muaj. Nëse eliminohen kistet pas trajtimit, atëherë mund të bësh HSG-në për të vlerësuar kalueshmërinë e tubave dhe për të nisur shtatzëninë e re.
Gjithë të mirat.
Mua doktoreshe pas operimit mjeku me ka thene qe nuk ta kemi hequr tuben sepse nuk eshte demtuar fare, femija ka qene 2 milimetra larg mitres po tash mu kane shfaq 2 cista nga 4 centimetra, sa jane pengese per nje shtatzeni te re dmth pasi ta bej HZG? Ju faleminderit.