Pas abortit
Tringa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tringa.
Unë rekomandoj që pas abortit, shtatzënia të konceptohet jo më shpejt se 6-të muaj pas ndodhisë. Ky rekomandim, do të thotë që shtatzënia mund të filloj edhe më pas, atëherë kur çifti e sheh të arsyeshme. Por, përpara kontracepsionit është i rekomanduar këshillimi parakontracepsional.
Gjithë të mirat.
E dashura doktoreshe, te kam shkruar edhe njehere por tash kam nje pyetje me konkrete, une kam abortuar spontanisht para nje muaji, mirepo nuk isha e martuar, vetem e fejuar, kam fakultetin vitin e dyte, po mjekja me ka thene se vetem 3 muaj duhet te ruhem pastaj te filloj shtatzeni te re... a duhet patjeter te filloj shtatzeni a mundem vitin tjeter te provoj ngase dua te kryej fakultetin dhe çfare rreziku perben nese une nuk e filloj shtatzenine pas tre muajve? Ju faleminderit.