Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Moszhvillimi i bebes në përputhje me javët e shtatzënisë

Pèrshendetje doktoreshe e nderuar, jam ne javen e 38 plus 3 dhe e bera nje ekografi, me thane se bebja eshte mire por s`eshte e zhvilluar sa duhet dhe se eshte sikur me i pas 36 plus 6 dhe peshon 3,034. Çfare mendoni ju pèr kete, sepse jam shume e shqetesuar, me nevojitet pèrgjigjja juaj. Ju pèrshendes. Mundesisht me shpejt te me jepni pèrgjigje...

Besa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Diferenca prej 11 ditësh, ose mbi 4% në vlerësimin e moshës së shtatzënisë rreth javës së 37-38, është e madhe. Do dëshiroja të kishte gabime në këto vlera, edhe sepse pesha mesatare e fetusit për moshës e shtatzënisë prej afro 37-38 javësh është afërsisht sa ajo e bebit tënd. Mos zhvillimi fetal ka shkaqe amtare, fetale ose idiopatike të pa njohura.

Qëndo në kontroll të vazhdueshëm të mjekut, për të monitoruar rrahjet e zemrës fetale dhe lëvizjet fetale.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti