Kruarje në vaginë
Rina Peci
(14 vite më parë)
Përshëndetje Rina
Përshkrimi më shpie në dyshimin për infeksion. Nëse bën një analizë të thjeshtë të sekrecioneve vaginale, konfirmimi i diagnozës do ta bëjë mjekun të të përshkruaj trajtimin specifik dhe çdo gjë do të ketë ecuri normale.
Gjithë të mirat.
Doktoreshe desha te ju pyes rreth kruarjes qe po kam qe 1 muaj ne vagine,kam kruarje dmth jasht vagines jo ne mbrendi dmth jasht por nuk po kam djegesim kur po urinoj,e kam me intervale kohore zakonisht naten filloj te kem kruarje,une si zgjedhje shkoj e pastroj vaginen e lyej me kremen qe quhet Pavlloviq dhe e vendos nje haren(lecke te paster) ateher me pushon kruarja,a mund te me tregoni se qfar mund te jete? nga ajo kruarje?shpresoj te isha e qart,ju flm shum per punen qe po e beni.