Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Venat

Jam ne javen e 39 te shtatzenise. Para 2 jave kane filluar te me dalin venat ne vagine, kam pasur kontrolle te mjekja, ajo m`tha qe venat jane me gjak e mund te kemi problem gjate lindjes se munden me u pelcit? Çfare keshille me kishit dhene (e kam fjalen per ndonje terapi)? Sa jane te rrezikshme venat gjate lindjes? A mund te kem lindje normale apo me operacion? E mirepres pergjigjien tende.

Linda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Venat varikoze në vulvë ose vaginë, ose tek të dyja bashkë vijnë si rezultat i rritjes së volumit qarkullues të plazmës. Nuk ka trajtime, për të larguar këtë gjëndje.

Venat varikoze nuk janë të dëmshme gjatë shtatzënisë por, gjatë proçesit të lindjes duhet të kihet parasysh konsulta me mjek angiolog, që të japë trajtimin e duhur disa ditë para lindjes dhe së bashku me gjinekologun të vendosin për mënyrën e lindjes. Nëse ato janë shumë të shprehura, mjekët sygjerojnë lindjen me prerje cezariane.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti