Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia dhe pushimi

Jam ne javen e 22-te te shtatzenise dhe aktualisht jam per pushime ne Turqi. Per shkak te disa angazhimeve qe kisha ne pune, nuk pata mundesi ta kontatoj per nje viziten mjekun tim. Une po ndihem mire dhe po beje kujdes. Perveç se kam shtangime te here pas hershme ne fund te barkut te cilat zgjasin 10 - 20 sec. Nuk e di nese eshte diçka rrezik per beben? Gjitha te mirat.

Vera (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vera.

Të rrezikshme dhëmbjet në fund të barkut, bëhen atëherë kur shoqërohen me gjakrrjedhje dhe me dhëmbje të forta (kontraksione të forta). Trajtimi me spazmolitik, mund të qetësoj situatën. Tashmë që udhëtimin dhe pushimet në bregdet i ke bërë faktike, mundohu të shmangësh lodhjen e tepërt, diellin nga orët 9-10 deri në 17-18 dhe temperaturën e ujin të detit nëse është jo komode.

Gjithë të mirat.

/komuniteti