Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djegësimë në lukth

Ju lutem jam shtatzane per here te pare 4 muaj e gjys po shume po kam djeksime ne lukth ju lutem pse? ju faliminderit per pergjigjje.

Rrush Bislimi (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Rrushe

Gjate shtatzenise shqetesimet me organet e tretjes jane te shpeshta. Me rritjen e bebes zvogelohet mundesia qe sotmaku (lukthi) te mbushet dhe ndodh shpesh qe permbajtja nga lukthi kthehet ne ezofag (ezofagu eshte organi ne forme gypore qe lidh gojen me lukthin).

Te rekomandoj qe te hash shpesh, por ne racione te vogla. Ne kete rast ne lukth vazhdimisht do te kete ushqim, por nuk do te kete aq shume sa qe te kthehet mbrapsht ne ezofag. Mos e tepro me qumesht! Provo keto dite qe te hash te pakten pese here ne dite ne racione te vogla dhe do te veresh se ky shqetesim do te jete me i vogel.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti