Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtrëngime në fund të barkut

Pershendetje doktoreshe e nderuar, jam ne javen e 38 te shtatzanise, menstracionet e fundit dita e pare ka qene 29 shtator doktoresha me ka thene do te lind me daten 7 korrik si date e fundit, por mua qka po me mundon eshte se kam shtrengime ne fund te barkut, madje kur po shkoj ne tualet po kam dhimbje perderisa urinoj. Spo di a jane shenja te lindjes, apo jam duke u frikesuar shume, te lutem me ndihmo kam shtrengim ne fund te barkut.

Enda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Tashmë bebi ka filluar të trokasë, ndaj nuk ke përse të trembesh për asgjë. Duhet kuptuar se lindjet janë normale, kur ndodhin mbi javën e 37-të e deri në fund të javës së 42-të. Shtatzënia ndodhet në javën e 39-të plus 2 ditë. E rëndësishme është që kontakti me mjekun që do ndjekë proçesin e lindjes, të bëhet çdo ditë. Nësë ndjen që diçka që nuk shkon normalisht, menjëherë kontakto atë.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Hani (15 vite më parë)
Flm shume Yllka, pershendetje dhe nga mua.
Yllka (15 vite më parë)
Hani pyetjen duhesh me bo ku eshte pyte gjinekologun,hyn te adresa beba ime dhe qele faqen te gjinekologu dhe boje pytjen ku shkrun pyte eshte nalte ne ate faqe.Te pershendes:)
Hani (15 vite më parë)
Komenti im thoni se eshte aprovuar por pregjegje per mua nuk ka vetem per ate enden ce eshte ne javen 37 une dua te dij per vete eshte dicka rrezik ne kete kohe te kem ngerrqe te barkut ne javen 23 me ktheni pergjigje direkt mua ju lutem, jam e shqetsuar asgje tjeter. Te me falni.
hani (15 vite më parë)
Po, ne javen e 23 cka dmth me pss shtrengime ne bark si ngerrq. Une kam si ngerrq ne bark dhe me ndalet fryma nga ajo. Jam ne javen e 23 ju lutem me ktheni koment ju kam pytuer disa her doktoreshe me kthe pergjigje te lutem sepse jam shume e shqetsuar per bebushin eshte rrezik dicka apo cfare?

/komuniteti