Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Llogaritja e konceptimit

Miredita doktoreshe Mimoza, nese ka mundesi pergjigja me mu kthy sa ma shpejte se jam shume ne stres, menstruacionet e fundit i kam pas me 15 maj dhe jam shtatzene mirepo mjekja tha duhet te jesh shtate javeshe sipas dates e ti ketu ne ultraze je gjashte javeshe, thote qesja tu ka zhvillu mire mirepo ajo dyshojke qe s`jam zhvillu sa duhet vetem duke u bazu ne daten e menstruacioneve, une menstruacionet si kisha me rregull m`u vanojshin nga dy jave ose pak me pak ose me shume, çfare mendoni gjakderdhje s`kam as dhimbje te medha jo, ngapak nganjehere sikur te menstruacioneve, a mund te ndodh qe kam mbete me vone shtatzene?

Shpresa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa.

Nëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, ka ndodhur me datë 15 maj, dhe duke supozuar sikur kohëzgjatja e ciklit ka qënë prej 28-të ditësh, me datë 30 qershor shtatzënia ndodhet në javën e 6-të plus 4 ditë. Mendoj se në këtë moshë të shtatzënisë, nuk është e mundur të vlerësohet zhvillimi i embrionit.

Trupi i bebit është i mbuluar me një shtresë qelizash transparente. Shfaqen fillesat e para të syve, veshkave dhe mushkrive. Kanë filluar të formohen qepallat dhe të dallohet hunda. Këtë javë bebi juaj tënd, ka përmasat e një arre. Me ekografi mund të dallohen lëvizjet e para embrionale.

Të rekomandoj që rreth javëve 8-12 të shtatzënisë, të kryesh ekzaminim transvaginal (me sondë vaginale). Me këtë ekzaminim mund të vlerësohet mosha e përafërt e embrionit, zhvillimi i tij me të rrahurat e zemrës fetale dhe lëvizjet aktive apo dhe shtatzënia e dyfishtë, vlerësohen keqformimet e papajtueshme me jetën, vlerësohen keqformimet e fibromiozave uterine apo të kisteve të ovareve, vlerësohen me shenja të tërthorta sëmundjet kromozonike të fetusit. Për këtë qëllim, matet e ashtëquajtura translucensa nucale (NT).

Shpresoj se kam qënë e vlefshme në përgjigjen time.

/komuniteti