Këshilla rreth marrjes së gjilpërës
Meri
(15 vite më parë)
Përshëndetje Meri.
Të rekomandoj t’i përdorësh preparatet, që të ka dhënë mjeku. Ai dyshon për lindje parakohe dhe për të qënë i sigurtë në lindjen e shëndetshme të fëmijës, të ka rekomaduar preparatet për të pjekur mushkritë e fetusit.
Të uroj të lindësh në term një fëmijë të shëndetshëm.
Prsh doktoreshe, urimet e mia per punen qe beni. Jam shtatzene dhe 10 dite hyj ne muaj te nente dhe isha per vizite tek doktori, me tha qe jam mire megjithese kam dhimbje ne fund te barkut, ai tha qe eshte si shkak se femija eshte rrotulluar dhe me dha nje ilaç qe te bej gjilpera qe quhen DEXAMETHASON - ROTEXMEDICA dhe me tha qe duhet ti bej keto gjilpera per pjekjen e mushkerive apo veshkave te bebes nuk e mbaj mend mire, per te qene e pergatitur nqs ndodh lindja para kohe, por problemi eshte se infermierja nuk mi ben gjilperat, se thote te keshilloj mos ti besh! Tani te lutem shume me thuaj, a jane te keshillueshme ti bej keto gjilpera? Flm, pres pergjigjen tuaj.