Dhimbje të mëdha barku pas lindjes
Jeta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Jeta.
Dhëmbjet do vazhdojnë të të shoqërojnë deri në fund të lehonisë, por çdo ditë duke u pakësuar. Këto vijnë si rezultat i kontraktimeve të uterusit, që vazhdon involucionin e tij normal. Trajtimi me antispazmolitik, ndihmon në lehtësimin e tyre.
Gjithë të mirat.
Miredita doktoreshe, te kam shkruar edhe nja 2 apo 3 here por nuk ma keni kthyer pergjigjjen, ok, nuk eshte problem, une kam lind qe 1 jave por kam dhimbje te barkut shume, me dhemb sikur kur te vjen koha e lindjes ashtu me shtrengon shume e mezi eci, me ka thene mjeku qe eshte lindja e dyte e ke dhimbje, ama nuk po mundem ta duroj kete dhimbje, kam pire hapa paracetamol, por kot, çfare me sigjeroni ju, ju lutem pres pergjigjen e juaj sa me shpejte, me respekt Jeta.