Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembjet e shpinës dhe kruarja e barkut gjatë shtatzënisë

Pershendetje e nderuara doktoreshe, ne baze te kohes se menstruacioneve te fundit une duhet te jem diku ne javen e 27-te te shtatzenise (dita e pare e ciklit te fundit 24.12.2010)... afro nje jave kam disi dhembje te shpines, sikur brinjte me dhembin... ndersa lekura e barkut po me kruhet shume ne kete kohe... a jane normale? Perndryshe tjera ndryshime nuk kam... po ndjehem mire dhe jo shume e lodhur.

Edona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edona.

Dhëmbjet që referon, mendoj se kanë të bëjnë me rritjen e shtatzënisë nga tërheqja e ligamenteve të organizmit. Nëse dhëmbjet janë të forta dhe/ose të shoqëruara me gjakrrjedhje, drejtohu menjëherë tek mjeku. Kruarja e lëkurës së barkut është pjesë e mjekut dermatolog, dhe quhet pruriti i shtatzënisë. Mjeku do të japë trajtim nëse e vlerëson, që kruarja nuk është pjesë e striave.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Bashkim (15 vite më parë)
E nderuara doktoreshe, po shkruaj nga i shoqi im. Ciklin e fundit menstrual e kam pasur ne mars, konkretisht i kam perfunduar me 20 mars, atehere ne cilen jave duhet te jem tani? Se dyti me intereson te di pse po kam djegje vaginale gjate marredhenieve seksuale? A guxoj te perdore vaginalete? Se treti, kam problem me jashteqitje dhe hemorroide, te cilat i kam pas prej vitesh, te cilat shpesh i kam luftuar por me jane rishfaqur serish, po e perdor nje mast qe ma ka rekomanduar doktoresha, por ne fakt nuk po me ndihmon shume... me sygjero cfare te beje, te lutem. Gjithe te mirat dhe Zoti ju shperblefte per kujdesin tuaj!

/komuniteti