Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth infeksioneve dhe dhimbjes së këmbëve

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene, java 28 e diçka, desha te pyes rreth menstruacioneve te bardha me shkojne shpesh ama nuk kam djegesime por pak arome po, a eshte normale qe te shkojne vazhdimisht, dhe per kembet po me dhembin sidomos naten kur ndodhem ne gjume i shtrengoje shume dhe kam dhimbje te madhe ne muskuj a mos ndodh nga pesha, deri tashme kam shtuar 13 kg, poashtu kur me del gjumi ne mengjes me duket buza qe me eshte mpire dhe me dridhet e ndersa gjumin e vazhdoje deri 11 e 30, a eshte keq te flesh gjate? Flm per mirekuptim.

Jana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jana.

Patjetër duhet të bëhet analiza e sekrecioneve vaginale, për të gjetur infeksionin dhe trajtuar atë. Dhëmbjet e këmbëve janë pasojë e mungesës së kalciumit dhe magneziumit, sigurisht edhe mbi pesha ka rolin e vet. Gjumi nuk është shqetësim për asnjë arsye. Fli sa të flihet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti