Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhje vaginale

Jam 27 vjeç, kam lindur para 2 muaj e gjysem me epiziotomi. Gjakderdhja pas lindjes ishte normale deri 40 dite, mirepo ende vazhdon te kem pak rrjedhje ne ngjyre bezhe. Nuk kam djegje apo kruarje, as dhimbje, asnje shqetesim. Doja te dija nese kjo rrjedhje eshte normale apo duhet te ishte nderprere plotesisht tashme? Femijen e ushqej me gji.

Eni (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni.

Derisa nuk dihet se nga vjen ngjyra bezhë e sekrecionev, mendoj se duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog. Me vizitë gjinekologjike dhe ekzaminime qoftë edhe me strosho vaginale, është e mundur të gjendet shkaku. Ushqyerja e bebit me qumësht gjiri, nuk është shkak i rrjedhjes vaginale me ngjyrë bezhë.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti