Infeksion stafilokoku
Laureta Rakipllari
(13 vite më parë)
Përshëndete Laureta
Përsëritja e infeksionit pas një muaji edhe mund të ndodhë, për arsye të ndryshme. Duhet të bësh një kulturë dhe një antibiogramë të re, për të vlerësuar nëse është ose jo i njëjti infeksion. Në bazë të përgjigjes, mjeku duhet të përshkruajë trajtimin e ri. Neo-penotran, është ovul e kombinuar që përmban trajtim antimykotik dhe metronidazol, që trajton gardnarelën dhe bakteriet gram-negativ. Nëse nuk ndihesh mirë me këtë trajtim, ndërprite dhe prit përgjigjen e antibiogramës së re për të marë një trajtim tjetër.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha. Po ju drejtohem ju per nje problem per te cilin nuk po gjej zgjidhje. Pasi bera disa analiza me bjellje te sekrecioneve rezultoi qe kisha keto baktere : stafilokokus aureus, gardnerela vaginalis dhe enterecocus aureus. Mora mjekim edhe une edhe bashkeshorti. Ovulat te cila i perdoa une quheshin colpotrphine. Per nje fare kohe u qetesova por pas nje muaji filluan perseri shqetsimet, djegje, kruarje ... Dje mora ovulat vaginale neo-penotran forte. Por sot ne mengjes u zgjova akoma me keq. Keshtu eshte forma e tyre e veprimit apo jam ne rrugen e gabuar? Ju cfare me rekomandoni te mar ? Po ju pershkruaj dhe antibiogramen Tetraciclina - sensibel ++ Pefloxacina - sensibel Ofloxacina - sensibel ++ Doxiciclina - sensibel +++ Eritromicina - sensibel Minociclina - sensibel Josamicina - sensibel Clindamicina - sensibel +++ Clarithromys - sensibel +++