Nuk u zhvillua një nga bebat në një shtatzëni dyshe
Mimoza Kola
(13 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza,
Kur një nga embrionet gjatë shtatzënisë të shumëfishtë nuk zhvillohet, nuk paraqet problem sepse ai absorbohet dhe embrioni që jeton, zhvillohet normalisht deri në term. Nëse një nga fetuset gjatë shtatzënisë të shumëfishtë vdes, mund të paraqesë rrezik për fetusin që jeton për shkak të infeksioneve.
Megjithëse shtatzënia është e hershme, ndjekja duhet të jetë shumë rigoroze për ti paraprirë çdo situate të mundshme.
Të uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.
Pershendetje Doktorshe Une pata nje shtatezani dyshe te cilen mjeku ma konfirmoj qe ne viziten e pare te ai,ne javen e 5. une shkova urgjent pasi me filluan dhimbje fundbarku dhe hemoragji ,po jo shume ne sasi.aty doktori me tha qe jam rrezik deshtimi dhe duhet te rrija regjim shtrati dhe me dha per te pire scid folik dhe Duphaston.gjate diteve ne vazhdim me kaluan sekrecionet ne kafe pastaj me ndaluan,u permisova. Kur bera echon ne javen e 7 degjova rrahjen e zemres vetem te nje bebi,mgjs aty egzistonin dy dhoma vec e vec,pra nje me embrion ne gjendje te mire dhe nje bosh. Tani une doja te dija rrezikun qe ka embrioni im nga kjo dhoma bosh.doktori me tha qe vazhdon rreziku deri ne muajin e trete. cfare do behet me kete dhomen bosh ? Sa ndikon kjo te embrioni ? Nderkohe vazhdoj te pi acid folik dhe duphaston. Ju faleminderit,me respekt Moza