Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesë cikli

Pershendetje dr. Kam vajzen 9 muajshe gjithashtu e kam me gji. Kam vonese cikli prej 2 muajsh kam bere test shtepiak me ka rezultuar negativ pasi kisha shum dhimbje barku u drejtova tek gjinekologu pasi me beri eko tha qe gati sa ste ka ardhur cikli mirepo une vazhdoj mos kem cikel 2 jave pasi qe bera ekzaminimin ekografik, desha nje mendim nga ju cka duhet te veproj disa here kam dhimbje barku te padurueshme. Ju pershendes dhe ju falenderoj per ndihmen qe na ofroni...

Selda Tomcini (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Selda

Dyshoj për çrregullim të nivelit hormonal. Ajo që shpjegon, mund të lidhet me ulje të nivelit të progesteronit. Për këtë arsye të rekomandoj të rikontaktosh përsëri me mjekun, i cili duhet të të rekomandojë trajtim me uterogestan (progesteron), për 5-së ditë dhe pas këtij trajtimi, gjakrrjedhja menstraual do të ndodhë. Nëse çrregullim të përsëritet, atëherë lind nevoja edhe për një lloj tjetër trajtimi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti